Paris Sent Zhërmen ka ruajtur kreun e klasifikimit në kampionatin francez të futbollit falë fitores 2-0 ndaj Olimpik Marsejës, duke mbajtur distancën prej 3 pikësh ndaj Olimpik Lionit që e ndjek në klasifikim.
Parisienëve u është dashur një provë bindëse për të kaluar rivalët historikë në këtë sfidë dhe e kanë realizuar atë falë golave të Lukas në pjesën e parë dhe Ibrahimoviç në fundin e ndeshjes.
Duhet theksuar se meritë në golin e dytë kishte edhe mesfushori anglez Devid Bekam, i cili bëri debutimin e tij si zëvendësues në radhët e parisienëve, duke u bërë më pas protagonist i golit të shënuar nga suedezi në minutën e 91-të. (LajmeShqip.com)
Monday, 25 February 2013 09:39