|
|
Friday, 19 October 2012 10:01 Paris Sent Zhërmen nuk heq dorë nga blerjet e bujshme dhe për momentin po mendon si të shtojë cilësinë e skuadrës që ka në dispozicion trajneri Karlo Ançeloti. Drejtuesit e skuadrës franceze mendojnë për merkaton duke afruar jo vetëm emra lojtarësh cilësorë, por mundësisht disa prej atyre që mund të tërheqin më shumë publikun dhe të rritin të ardhurat nga marketingu.
“Sky” në Gjermani ka raportuar se gjatë ditës së djeshme është mbajtur një mbledhje e gjatë mes drejtorit të ekipit, Leonardo, dhe trajnerit Ançeloti, ku janë diskutuar pikërisht emrat e mundshëm që do të përputhnin objektivat sportivë me ata të rritjes së imazhit dhe është mbërritur në përfundimin se duhen shpenzuar të paktën edhe 100 milion euro të tjera për të siguruar lojtarë cilësorë.
Emri i parë në listë është ai i Frank Riberi, francezit që aktualisht luan te Bajern Mynih. 29 vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2015 por një kthim në Francë nuk do të refuzohej, sidomos nëse bëhet fjalë për të dyfishuar rrogën aktuale.
Emri i dytë është i 25 vjeçarit Arturo Vidal, që aktualisht cilësohet një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim. Çmimi i këtij të fundit është rreth 40 milionë euro, por kjo nuk përbën një pengesë për parisienët, të cilët do të provojnë që në janar të marrin futbollistin i cili ka një kontratë deri në vitin 2016 me klubin e Juventus.
I treti, por ndoshta më i rëndësishmi përsa i përket imazhit dhe marketingut, është Rikardo Kaka. Braziliani luan “me pikatore” te Real Madrid, por francezët janë gati t’i japin një rol protagonisti në skuadrën e tyre. 30 vjeçari mund të pranojë falë lidhjes miqësore me Leonardon e Ançelotin, por mbetet të mësohet reagimi i Real Madrid, që ka parë se si futbollisti ka pësuar një rritje gjatë javëve të fundit dhe mund të ndryshojë mendje rreth aktivizimit të tij. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »