Blerja e radhës e Paris Sent Zhërmen quhet Paolo Maldini, ose të paktën kështu aludojnë mediat sportive italiane. Futbollisti legjendar i Milanit mund të bëhet shumë shpejt pjesë e stafit të klubit parisien, për të punuar përkrah Leonardos dhe Ançelotit.
Në ndeshjen e debutimit të Ançelotit në Ligue 1, PSZH-Tuluzë të përfunduar 3-1 në favor të parisienëve, Maldini është shfaqur në Tribunën VIP të “Parc Des Princes”, duke biseduar me Leonardon dhe sheikun Al Thani.
Kjo ka bërë që të nisin menjëherë spekulimet për të ardhmen e tij, duke ditur që Ançeloti e ka dashur prej kohësh si ndihmës të tijin. Ai i bëri një ftesë Maldinit që në kohën kur ishte trajner i Çelsit, por ish-kapiteni i Milanit refuzoi për të qëndruar disa kohë pushim pasi braktisi futbollin e luajtur.
Por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe legjenda e Milanit mund të bëjë shumë shpejt atë që nuk bëri gjatë të gjithë karrierës si futbollist, të ndërrojë klub, duke u transferuar pranë Kullës Eifel. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 13:57