Çdo ditë numri i skuadrave që e kërkojnë lojtarin po rritet dhe skuadra e fundit që i është shtuar listës së ekipeve që konkurrojnë për shërbimet e mesfushorit shqiptar është PSG.
Parisjenët, janë skuadra që e kanë promovuar lojtarin shqiptar në futbollin e madh, ndërsa aty ai ka luajtur si profesionist nga viti 2002 deri më 2005, ndërsa ka kaluar edhe dy vjet në ekipin e të rinjve, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Tifozët parisjenë vazhdojnë ta admirojnë për lojën dhe shpirtin e tij të sakrificës, por blerja e shqiptarit nga PSG-ja nuk do të jetë aspak e thjeshtë, duke pasur parasysh konkurrencën e Lazios në Serinë A, ne, Shalkes, Hamburgut dhe Shtutgartit në Bundesligën gjermane dhe Totenhemi, Evertonit e Fulhamit në Premier Ligën angleze.
E gjithë kjo situatë, kalon në favor të Gallatasarayt, që do të kërkojë të shesë lojtarin të blerësi më i shtrenjtë.
Shuma e transferimit për Luftarakun gjatë këtij afati kalimtar veror pritet të shkojë nga 8 deri në 10 milionë euro dhe kudo që të jetë ndalesa e lojtarit kuq e zi, shuma që klubet duhet të paguajnë tek turqit e Gallatasarayt për ta pasur atë, do të jetë rekordi i transferimeve shqiptare.
Ky rekord që mbahet gjithnjë nga Cana, i cili gjatë afatit kalimtar të verës se kaluar kaloi për shumën e 4.5 milionë eurove nga klubi anglez i Sanderlandit në drejtim të Gallatasarayit në Turqi.
Ndërkohë Cana cilësohet edhe si futbollisti shqiptar më i pagur, dhe përfiton 2.5 milionë dollarë në vit falë kontratës me turqit e Gallatasarayit.
Saturday, 23 April 2011 08:53