Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë në avantazh për të siguruar shërbimet e trajnerit italian Antonio Conte, duke lënë pas Romën, Milanin dhe Napolin.
Trajneri i njohur edhe pse ka arritur që të kualifikojë Italinë për në Kampionatin Evropian, mund të ndërroj mjedis pas verës së vitit të ardhshëm.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, klubet që kanë shprehur dëshirë për të janë Paris St Germain dhe Chelsea, ku pritet që në fund të sezonit të ndryshohen trajnerët Laurent Blanc dhe Jose Mourinho.
Conte tashmë iu ka thënë agjenteve të tij që ta kontrollojë tregun dhe t’i shohin mundësit për një kalim të tij në ndonjë skuadër.
Në Itali, Roma, Milani dhe Napoli janë kandidatët kryesorë për ish – trajnerin e Juventusin që fitoi tre tituj radhazi me këtë skuadër.
Tuesday, 13 October 2015 22:29