Është e rrallë të shohësh Mario Balotellin duke buzëqeshur në këtë mënyrë, sidomos në këtë periudhë ku ende nuk ka një skuadër të sigurtë.
“Buzëqesh sepse jam i lumtur. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar sulmuesi në rrjetin social “Facebook”.
Futbollisti duket i lumtur si Super Mario i videolojërave, por në të vërtetë kush ja ka shkaktuar një lumturi të tillë?
Futbollisti ose e ka gjetur se ku do të luajë për sezonin e ri, ose ka siguruar sërish qëndrimin te Liverpool, që për Marion do të thotë të ardhura të majme. Me kreshtën e tij tradicionale dhe me një kapele të kuqe, fotoja e tij në “Facebook” , ka sjellë reagime qesharake.
Shumica e fansave të tij shkruajnë se ai ka siguruar destinacionin e ri, por ende nuk shkruhet një emër konkret.
Mos është Sampdoria dhe miku i tij Cassano arsyeja që buzëqesh?
Friday, 21 August 2015 15:05 
