Protesta e radhës e aktivisteve të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të grave, “Femen” ka patur si objektiv t’i urojë datëlindjen presidentit të UEFA-s, Mishel Platini. Legjenda e futbollit francez ka mbushur sot 57 vjeç dhe feministet kanë ironizuar me të duke zgjedhur të bëjnë protestën e tyre gjatë ceremonisë së parashikimit zyrtar të derrit ukrainas Funik në Kiev.
Derri duhej të zgjidhte mes dy enëve me ushqim që mbanin emrat e skuadrave të Portugalisë dhe Çekisë, për të bërë parashikimin e parë zyrtar të çerekfinaleve, por kjo ceremoni është ndërprerë në mes nga protesta e “Femen”.
Ashtu si në ngjare të tjera të këtij lloji, një aktiviste 31vjeçare, Oleksandra Nemçinova, hoqi bluzën dhe u fut brenda rrethimit ku gjendej derri-orakull, duke lëshuar slogane kundër aktivitetit që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Në gjoksin e saj shkruhej parulla tashmë e zakonshme “Fuck Euro 2012”, ndërsa në shpinë ajo kishte vizatuar numrin 10 dhe emrin e Platini.
Pas protestës, “Femen” bëri të ditur se ajo kishte patur si objektiv t’i uronte presidentit të UEFA-s 57 vjetorin. Përsa i përket derrit-orakull, ai thjesht nuhati bluzën që aktivistja i kishte hedhur dhe më pas zhduku brenda pak minutash dy enët me ushqim, duke u ndalur fillimisht te ajo që mbante emrin e Portugalisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 21 June 2012 18:45