Menaxheri i skuadrës se Arsenalit, prof. Arsene Wenger, i është bashkuar një listë të gjatë të njerëzve të futbollit që e kanë vlerësuar “pleshtin” Lionel Messi-n e Barcelonës.
Maestro me origjine nga Argjentinas ishte përsëri në natën e ti me të mirë duke shënuar dy gola në fitoren 0-2 ndaj rivalëve spanjoll Real Madridit në ndeshjen e parë te gjysmëfinales së Champions.
Punën e “pleshtit” prof. Wenger e quajti supërlative.
“Messi e ka cilësinë mendore: përuljen, dëshirën për të luajtur dhe lumturin për të ndihmuar ekipin, ju nuk shihni ndonjë reagim të keq nga ai kurrë, pavarësisht çka ndodhë,” ka thënë prof. Wenger.
“Kur e shikon atë, duhet të uleni në gjunjë dhe ti thoni bravo ju qoftë, jeni fantastik.”
“Kur një lojtar i shënon 52 gola në futbollin modern dhe ndihmon në 25 të tjera e që gjithsejte janë 77 gola, kur ju shihni se sa e vështirë është për të shënuar një gol, ju vetëm duhet të thoni se kjo është absolutisht e jashtëzakonshme ajo që ky lojtar është e ka bërë është duke e bërë e shpresoj shumë që ta bëj edhe në të ardhmen, edhe është kënaqësi kur flet për dikë si ai, ai meriton gjithçka edhe jetën, është futbollisti më i miri në botë, i meriton të gjitha çmimet, dhe do të bëhët futbollisti i të gjitha kohërave.”
Thursday, 28 April 2011 15:02