Valter Maxarri është prezantuar sot si trajneri i ri i Interit dhe ndër fjalët e para të tij ka qenë premtimi për të përforcuar klubin pas një sezoni për t’u harruar në Serinë A. Skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 9-të, duke sjellë edhe shkarkimin nga detyra të trajnerit Andrea Stramaçioni.
“Unë besoj se Inter duhet të kthehet përsëri konkurrues. Me këtë nënkuptoj që tifozët duhet të jenë krenarë teksa shohin një skuadër që nuk dorëzohet kurrë dhe lufton deri në fund”.
“Ky do të jetë objektivi im i parë. Besoj se rezultatet pozitive arrihen mes paraqitjeve të mira. Nëse ne punojmë shumë dhe bëjmë paraqitje të mira, ne mund të kemi më shumë shanse për rezultate pozitive”, ishin fjalët e Maxarrit në prezantimin e tij para mediave. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 June 2013 22:57