“Po të isha si Lionel Messi do të thosha: nuk do të vij. Më qoni në gjykatë, më suspendoni, por unë nuk do të vij të turpëroj veten se jam lojtar i madh. Unë luaj për Barcelonën dhe nuk do të vij të luaj me disa idiotë që nuk dinë të luajnë me mua”, ka thënë De Laurentis për “Sky Itali”, duke vazhduar se: “Messi është një idiot. Ai e turpëroi veten duke shkuar në Copa America dhe për këtë ai bëri një gabim.”
Në vazhdim, citon “Sky Italia”, De Laurentis ka shfaqur habinë se si mundet nje lojtar i madh sikurse është Mesi, të luaj me disa lojtarë, me të cilët nuk është familjarizuar.
“Si mundet një lojtar, i cili është mësuar të luaj në një mënyrë dhe të luaj ne një mënyrë tjetër me lojtarë, me të cilët nuk është i familjarizuar, në një afat aq të shkurtër kohorë? Unë jam kundër kësaj”, ka përfunduar De Laurentis.
Monday, 25 July 2011 18:48