Martial, përforcimi më i madh i Man Utd
Premierliga ka shpenzuar 890 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Elita e futbollit anglez i mposhti rivalët e kontinentit.
FIFA ka bërë të ditur se Premierliga shpenzoi më së tepërmi para gjatë afatit kalimtar të verës.
Elita e futbollit anglez ka investuar 890 milionë euro në përforcime. Në pozitën e dytë gjendet La Liga me 444 milionë euro kurse Serie A e Italisë ka “hapur kuletën” për 349 milionë euro.
Ligue 1 është e katërta me 242 milionë euro, kurse befasisht Bundesliga është e fundit në mesin e elitës së futbollit evropian me 222.5 milionë euro.
Në pesë ligat kryesore të kontinentit janë realizuar gjithsejtë 1340 transferime.
Wednesday, 09 September 2015 10:29