Luis Suarez beson se dhe Barcelona janë më të mirat në botë.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se Premierliga është liga më e mirë në botë dhe Barcelona skuadra më e mirë në botë.
Ai po ashtu tha se ai nuk është ndër lojtarët më të mirë në botë, por luan në skuadrën më të mirë.
“Premierliga është liga më e mirë në botë. Por, Barcelona është skuadra më e mirë. Unë nuk e konsideroj vetën si një nga më të mirët në botë, por është një nder të luaj në skuadrën më të mirë”, tha Suarez për ESPN Deportes Radio, transmeton Express.
“Ne kemi ende objektiva për të përmbushur. Ne duam të bëhemi ekipi i parë që e fiton dy vite radhazi Ligën e Kampionëve. Ne jemi shumë të motivuar këtë edicion. Ne jemi të obliguar që të vazhdojmë se fituari”.
Ai po ashtu tha se do të dëshironte që një ditë të kthehej në Ajax dhe karrierën ta përmbyllte në skuadrën e tij të zemrës Nacional.
Krejt në fund Suarez foli edhe për mundësin e transferimit në MLS, ku tha se një ditë do ta bëjë, pasi atje futbolli po rritet shumë dhe njerëzit po i mbushin stadiumet.
Friday, 31 July 2015 08:42