Shuma e transferimeve në Premier Ligë ka arritur shifrën e 1 miliard funteve për herë të parë në histori.
Afati kalimtar përfundoi mbrëmë dhe është llogaritur se klubet britanike sivjet kanë shpenzuar 870 milionë funte.
Këto shpenzime janë rritur për katër për qind më shumë sesa vitin 2014 kur u shpenzuan 835 milionë funte dhe sivjet duke shtuar edhe 130 milionë funtet e shpenzimeve gjatë afatit të janarit, klubet angleze thyen rekordin e shpenzimeve.
Manchester Unitedi bëri goditjen e fundit duke transferuar Anthony Martialin për 36 milionë funte dhe gjatë këtij afati kalimtar ka shpenzuar 90 milionë, për dallim nga viti i kaluar kur shpenzoi 85 milionë funte, transmeton Koha.net.
Fqinji i Unitedit, Manchester City është klubi që ka shpenzuar më së shumti. “Qytetarët” sivjet kanë shpenzuar 160 milionë funte për transferimin e Sterlingut, Otamendit dhe De Bruynes.
40 për qind që shumës totale përbëhet nga City, Unitedi, Chelsea dhe Arsenali.
Wednesday, 02 September 2015 13:04