Çezare Prandeli ka vendosur të përzgjedhë një kombëtare krejtësisht të re dhe eksperimentale për sfidën miqësore kundër Anglisë. Trajneri i përfaqësueses italiane vazhdon me idenë e tij se kjo kombëtare ka nevojë për fytyra tç reja dhe ka dashur që të shohë nga afër shumë lojtarë premtues të cilët në të ardhmen mund të kthehen në shtyllën kryesore të skuadrës.
I ndikuar edhe nga mungesat e detyruara të lojtarëve të Juventus e Napoli që janë në Pekin për Superkupën e Italisë, Prandeli ka përzgjedhur shumë lojtarë nga kombëtarja U-21, duke filluar nga De Shiljo dhe El Sharaui (Milan), Perin (Peskara), Konsilji, Peluso dhe Gabiadini (Atalanta). Në listë janë edhe emra të rinj të tjerë lojtarësh që priteshin t’i bashkoheshin shumë shpejt përfaqësueses si Destro, Verrati dhe Skeloto të cilit ishin pjesë e grumbullimit para Euro 2012, ashtu siç është mes debutuesve edhe sampdoriani Poli.
Trajneri i përfaqësues italiane ka bërë të qartë se dëshiron të shohë nga afër të gjithë këto lojtarë të rinj, të cilët gjatë kualifikueseve mund të shërbejnë si alternativa të vlefshme për titullarët, por njëkohësisht do të kenë rastin për të fituar një vend në formacion. (LajmeShqip.com)
Lista e përfaqësueses italiane:
Portierë: Andrea Konsilji (Atalanta), Matia Perin (Peskara), Salvatore Sirigu (Paris Sent Zhërmein).
Mbrojtës: Injacio Abate (Milan), Françesko Açerbi (Milan), Davide Astori (Kaljari), Federiko Balzareti (Roma), Matia De Shiljo (Milan), Daniele Gastaldelo (Sampdoria), Anxhelo Ogbona (Torino), Federiko Peluso (Atalanta).
Mesfushorë: Alberto Akuilani (Fiorentina), Daniele De Rosi (Roma), Alesandro Diamanti (Bolonja), Antonio Noçerino (Milan), Andrea Poli (Sampdoria), Ezekuiel Skeloto (Atalanta), Marko Verrati (Paris Sent Zhërmen).
Sulmues: Mario Baloteli (Mançester Siti), Matia Destro (Roma), Stefan El Sharaui (Milan), Manolo Gabiadini (Atalanta).
Saturday, 11 August 2012 08:01