Trajneri i përfaqësueses italiane, Çezare Prandeli, është i qartë në mendjen e tij se për të mundur Kroacinë, duhet që të kaltrit të imponojnë lojën dhe jo të rrinë në pritje siç ndodhi në sfidën e parë në grup përballë Spanjës.
“Kroacia është një skuadër e vështirë, që kërkon të gjejë thellësinë dhe që mund të ndryshojë lehtësisht modul në vazhdimësi të ndeshjes, që do të thotë shumë për cilësinë e tyre. Janë lojtarë që njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Kroacia ka intensitet loje, janë të vështirë për t’u kaluar fizikisht dhe janë shumë të organizuar”, ishte komenti i tij rreth kundërshtarit.
“Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që kemi përballë, por kemi provuar situata të ndryshme me ndërgjegjësimin e duhur. Do të kërkojmë të bëjmë ne lojën dhe të fitojmë në këtë sfidë”, nuk ka fshehur objektivin e tij trajneri italian. “Nuk dua t’i jap avantazhe askujt, por mendoj mundësinë e ndryshimit të vetëm një elementi në skuadër në krahasim me ndeshjen kundër Spanjës”, vijoi ai. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Irlandë-Kroaci 1-3
19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç
Renditja
Kroaci 3 3-1
Spanjë 1 1-1
Itali 1 1-1
Irlandë 0 1-3
14.06.2012
Itali-Kroaci 18:00
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Poznan (Poloni)
Spanjë-Irlandë 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Gdansk (Poloni)
18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)
Wednesday, 13 June 2012 18:50