Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, ka shfaqur disa surpriza në listën e publikuar të lojtarëve që do të marrë me vete në Euro 2012. Në listën me 23 emra, ai ka përfshirë dy futbollistët e Sporting Braga, Kustodio Kastro and Miguel Lopes, ndërsa ka lënë jashtë saj lojtarët veteranë, mes të cilëve Rikardo Karvajo dhe Zhoze Bosingua.
“Kustodio është në tip tjetër mesfushori nga ata që kemi në ekip, ndërsa Lopes është një futbollist që mund të na shërbejë në mbrojtje pasi është në gjendje të luajë si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë”, tha trajneri 42 vjeçar i cili sapo ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij aktuale deri në vitin 2014.
I përfshirë gjithashtu në skuadër është edhe sulmuesi 20 vjeçar i Benfikës, Nelson Oliveira, i cili debutoi në kombëtaren portugeze në muajin gusht, ndërsa kjo përfaqësuese do të ketë si kapiten yllin e Real Madrid, Kristiano Ronaldo.
Në përgatitjet për turneun, portugezët kanë planifikuar dy miqësore, ndaj Maqedonisë me 26 maj dhe ndaj Turqisë me 2 qershor. (LajmeShqip.com)
LISTA E PORTUGALISË PËR EURO 2012
Portierë: Rui Patricio (Sporting Lisbonë), Eduardo (Benfika), Beto (CFR Kluj)
Mbrojtës: Bruno Alvesh (Zenit), Fabio Koentrao (Real Madrid), Zhoao Pereira (Sporting Lisbonë), Pepe (Real Madrid), Rikardo Kosta (Valencia), Rolando (Porto), Miguel Lopes (Sporting Braga)
Mesfushorë: Karlos Martins (Granada), Zhoao Mutinjo (Porto), Kustodio (Sporting Braga), Miguel Veloso (Xhenoa), Raul Meireles (Çelsi), Ruben Mikael (Real Saragoza)
Sulmues: Kristiano Ronaldo (Real Madrid), Hugo Almeida (Beshiktash), Helder Postiga (Real Saragoza), Nani (Mançester Junajtid), Nelson Oliveira (Benfika), Rikardo Kuaresma (Beshiktash), Silvestre Varela (Porto).
Tuesday, 15 May 2012 08:40