Polemika që ka shpërthyer kohët e fundit në Francë, pas deklaratës së Karim Benzema se nuk ka ndër mend të këndojë himnin kombëtar para ndeshjeve, ka shtyrë gazetën e njohur “Wall Street Journal” që të bëjë një studim mjaft të veçantë.
Duke marrë shkas nga Euro 2012, i zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë, gazeta në fjalë ka studiuar videot në momentet e himneve dhe ka zbuluar se në cilat kombëtare këndohet më shumë apo më pak himni nga futbollistët e saj.
Kombëtaret më “patriote” rezultojnë ato të Italisë, Anglisë, Greqisë dhe Polonisë, ku 100% e lojtarëve kanë kënduar himnet kombëtare para ndeshjeve.
Ndërkohë, ata që kanë më pak “krenari kombëtare” kur këndojnë himnin, rezultojnë të jenë futbollistët rusë, ku vetëm 63.6% e lojtarëve të kësaj përfaqësueseje (14 nga 23 futbollistët) kanë kënduar himnin para ndeshjeve. Rusët ndiqen shumë afër nga Gjermania, Ukraina, Irlanda dhe Holanda.
Në studim nuk bën pjesë përfaqësuesja e Spanjës, e cila ka një himn kombëtar vetëm muzikor, pa tekst që të këndohet. (LajmeShqip.com)
Tabela e “krenarisë kombëtare” sipas “Wall Street Journal”:
Rusia 63.6%
Gjermania 68.2%
Ukraina 72.7%
Irlanda 72.7%
Holanda 72.7%
Suedia 77.3%
Franca 77.3%
Kroacia 86.4%
Portugalia 86.4%
Republika Çeke 90%
Danimarka 90.9%
Polonia 100%
Greqia 100%
Anglia 100%
Italia 100%
Wednesday, 20 March 2013 19:45