|
|
Thursday, 01 November 2012 14:20 Pol Pogba është idhulli i ri i tifozerisë së Juventusit, pasi me lojën e tij jo vetëm që po tregohet në lartësinë e duhur për të luajtur në radhët e kampioneve të Italisë, por po bëhet gjithnjë e më shumë një pretendent për fanellën e titullarit duke konkurruar me emra si Markizio, Vidal e Pirlo.
Francezi 19 vjeçar, i transferuar gjatë verës nga akademia e Mançester Junajtid, deri tani ka merituar vlerësimin si blerja më e mirë e bardhezinjve në këtë edicion, pasi me lojën dhe me golat e tij po ndihmon skuadrën në sfida të vështira, ashtu siç bëri mbrëmë ndaj Bolonjës me golin në minutat shtesë.
“Unë duhet të vazhdoj të përmirësohem, sidomos përsa i përket eksperiencës dhe trajneri po më ndihmon duke më dhënë shumë këshilla. Edhe të Mançester Junajtid luaja siç po bëj te Juventusi, duke synuar edhe të shoh para e të shënoj gola”, ishin fjalët e futbollistit që u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Pse ika nga Junajtid? Nuk rinovova me ata sepse nuk gjeta një akord me Ferguson. Ndaj vendosa të pranoj ofertën e skuadrës së vetme që u interesua realisht për mua, Juventusit, ndërsa tani jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi francezi për të cilin specialistë të ndryshëm mendojnë se është shumë më i talentuar se paraardhësi i tij te bardhezinjtë, Patrik Vieira. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »