Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, mendon se sulmuesi i Borusia Dortmund, Robert Levandovski, do të përshtatej shumë mirë në radhët e “topçinjve”. Ndonëse Borusia deklaroi se futbollisti do të plotësonte edhe vitin e fundit të kontratës, para se të largohej, shumë klube janë të bindura se mund të realizojnë që gjatë kësaj vere transferimin e futbollistit, mes të cilëve edhe Arsenali.
“Ai ka shënuar 24 gola në sezonin e kaluar. Ai mund t’ia dalë mbanë kudo dhe besoj se do të përshtatej në mënyrë perfekte te Arsenali. Vendimi është vetëm i tiji, as i mediave dhe as i trajnerit”, deklaroi Podolski për mediat polake.
Levandovski ka kaluar një sezon të shkëlqyer me Borusia Dortmund, duke shënuar 24 gola në 31 ndeshje në kampionat si dhe 36 gola në total në të gjitha aktivitetet. (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 June 2013 09:20