Ne stadiumin e Wembleyt, do të jetë një nga fansat më besnik të Xavi Hernandez. Është pikërisht presidenti i UEFA-s, Michael Platini. Ai shprehet i kënaqur, që do ta shikoje përsëri Xavin duke luajtur.
“Unë dua të shikoj Xavin dhe të kënaqëm. Talenti i tij është i padiskutueshëm, por më së shumti më pëlqen inteligjenca që ai ka. Ai është në gjendje për të luajtur për të gjithë lojtarët e ekipit. Për mua do të jetë një kënaqësi e madhe, që do ta shikoj atë duke luajtur ne një lojë kaq spektakolare, siç është kjo e se shtunës”, ka thënë legjenda e futbollit francez, Mishel Platini.
“Xavi Hernandez është një futbollist shembullor, në çdo kuptim. Ndërsa për sa i përket finales, mund të them se është një lojë shumë e madhe”, ka potencuar ai.
Ekipi më i mirë i Premier Leagues kundër ekipit më të mirë të Premiera Divizion.
“Barcelona dhe Man.Utd, kanë luajtur mirë në këtë sezonë dhe mendoj se do te shikojmë një finale të hapur dhe te bukur. Guardiola jep me të mirën për ekipin e tij. Ai është një trajner i ri, që ka një imazh shumë të mirë”, tha Platini.
Sipas Catalunya Radio, Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e anësorit të Hercules, Francisco Kiko Femenia.
Talenti 20-vjeçar ka pasur paraqitje të mira me skuadrën e tij, dhe ka ngjallë interesim të disa prej skuadrave si Valencia, Espanyol e Villarreal, por Barça qëndron në epërsi.
Hercules kërkon shitjen e klauzolës së tij prej 10 milionë euro, por Barça nuk e dëshiron këtë shifër dhe ofron 4 milionë euro dhe ndonjë lojtar nga Barça B.
Friday, 27 May 2011 13:33