Pas Sep Blatterit, gjithashtu edhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini është duke u akuzuar për korrupsion
Ditë më parë, presidenti i UEFA’së ishte marr në pyetje nga prokurorët zviceran mbi çështjen Blatter, por duket se nuk kishte qenë vetëm për këtë.
Ditë më parë, u përfol për një pagesë të padeklaruar prej 2 milion Dollarësh të marrë në vitin 2011 nga presidenti i Fifa- s dhe pikërisht kjo është çështja se pse u mor në pyetje Platini nga ana e Prokurorisë Zvicerane.
Numri një i Uefas deklaroi për mediat se ishte thirrur thjesht në rolin e dëshmitarit, por prokurori zviceran, Michael Lauber, përgënjeshtron deklaratën e francezit duke theksuar se Platini u thirr jo vetëm si dëshmitar por gjithashtu dhe sepse ai po hetohet për këtë çështje.
Lauber gjithashtu bëri të ditur se në ditët në vazhdim do të ketë dhe një kontroll në selinë e Uefa-s, pikërisht si pjesë e këtij hetimi.
Në vitin 1999 Platini nisi punë në Fifa, si këshilltar teknik, pozicion që e mbajti deri në vitin 2002. Gjatë kësaj periudhe ai pretendon se ka pranuar të mos paguhet për shkak të problemeve financiare të Fifa-s, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi në këtë hark kohor 3 vjeçar, Fifa ka pasur një plus financiar prej 83 milion Dollarësh. Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Platini ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga gara për postin e presidentit të ri të Fifa-s, që pritet të zgjidhet në muajin shkurt të 2016-tës.
Wednesday, 30 September 2015 18:26