Francezi Michel Platini, 55 vjeç, i vetmi kandidat, është zgjedhur president i UEFA-s për një mandat të dytë 4-vjeçar nga kongresi i mbledhur në Paris, me pjesemarrjen e 53 federatave anëtare të organit drejtues të futbollit evropian.
Në vijim janë të dhëna mbi karrierën e ish-futbollistit francez që la gjurmë në sportin më të popullarizuar në botë.
Data e lindjes: 21/06/1955;
Vendi i lindjes: Joeuf (France);
Kombësia: Franceze;
Sport/posti: Mesfushor, më pas seleksionues e drejtues;
Klubet ku është aktivizuar: AS Joeuf (1966-72), Nancy (1972-79), Saint-Etienne (1979-82), Juventus (ITA/1982-87).
Ekipi i Francës:
72 seleksione (50 herë kapiten);
41 gola;
Seleksioni i parë: 27/03/1976, Francë-Çekosllovaki (2-2); Goli i parë në seleksion: 27/03/1976, Francë-Çekosllovaki (2-2); Seleksioni i fundit: 29/04/1987, Francë-Islandë (2-0); Goli i fundit në seleksion: 21/06/1986, Francë-Brazil (1-1, Franca fituese më 11-m).
Karriera si lojtar/ trofetë:
Fitues i Kupës së Francës (1978);
Kampion i Francës (1981)
Fitues i Kupës së Italisë (1983);
Fitues i Kupës së Kupave (1984);
Fitues i Superkupës së Evropës (1984);
Kampion i Italisë (1984, 1986);
Fitues i Kupës së Evropës së klubeve kampione (1985);
Fitues i Kupës Interkontinentale (1985);
Tri herë shënuesi më i mirë i kampionatit të Italisë;
Fitues i Euro1984, shënuesi më i mirë i Euro 1984 (9 gola, rekord).
Kupa e Botës: 3 pjesëmarrje (1978, 1982, 1986);
14 ndeshje, 5 gola;
I 3-ti në Botërorin 1986;
I 4-ti në Botërorin 1982;
Tri herë Topi i Artë Evropian (1983, 1984, 1985)
353 gola gjatë karrierës.
Karriera si seleksionues/ trofetë:
Seleksionues i Francës (1988-1992);
Bilanci: 29 ndeshje, 16 fitore, 8 barazime, 5 humbje.
Karriera si drejtues:
Bashkëpresident i Komitetit Francez për organizimin e Botërorit 1998;
Këshilltar special i presidentit të FIFA-s, pas zgjedhjes së Joseph Blatter, në 1998;
Zv/president i Federatës Franecze, nga janari 2001 në dhjetor 2008;
Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe i Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s, nga prilli 2002;
President i UEFA-s, nga 26 janari 2007, i zgjedhur për një mandat të dytë 4-vjeçar, më 22 mars 2011.
Wednesday, 23 March 2011 09:14