Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka deklaruar kohët e fundit se gjigantët nga Ligue 1 janë të etur për të joshur ish-yllin e Manchester United, por Platini mendon se interesimi i tyre ka pak të bëjë me cilësitë e Beckhamit si një futbollist.

“Beckham në Paris do të jetë një nxitje e mjaftueshme për departamentin e shitjeve,” tha Platini për RTL, kur u pyet për transferimin e mundshëm.
“Unë me të vërtetë e vlerësoj atë, por ai nuk është më mesfushori që ishte dikur.”
“Nëse ai vjen në Paris Saint-Germain, kjo do të jetë për arsye të tjera, e jo për të luajtur futboll.”
Kontrata e 36-vjeçarit me LA Galaxy përfundon në muajin e ardhshëm. Ai ka qenë gjithashtu i lidhur me QPR-në dhe Tottenham Hotspur. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 26 October 2011 12:41