Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 08:30

Masimiliano Allegri pret nga presidenti Berluskoni “dhuratën” e titullit në merkato. Trajneri i Milanit tha: “Po, dhurata do të bëhet pas diskutimeve mbi rinovimet. Dhurata e madhe do të jetë një.

Ronaldinjo? Besoj se donte thjesht të kthehej në Brazil. Këtë vit kam aktivizuar 32 lojtarë: pa dëmtimet nuk do të kishin ardhur Van Bomel dhe Emanuelson.

“Unë dua maksimumin 24. Presidentit i intereson vetëm të fitojë. Ishte e pamendueshme të luanim në sulm me “4 fantastikët”. Nuk sajova asgjë. Ajo që fiton kampionatin është skuadra që pëson më pak gola. Mbrohet e sulmohet në grup. Nëse mbron mirë, sulmon mirë, nëse mbron keq, sulmon keq. Këtë vit nuk do të ketë revolucion. Ndonjëherë zgjedhjet nuk janë popullore dhe varën nga nevojat e trajnerit, klubit e të futbollistit”.

Kush më pëlqen? “Hamsik dhe Montolivo janë dy lojtarë të shkëlqyer”.

Klose? “Është nja nga zërat e shumtë”, deklaroi Massimiliano Allegri.

Ndërkohe. që Pirlo me lot në sy përshëndet skuadrën në Milanello. Në momentin e hyrjes së tij në Milanello kishte trishtime të mëdha dhe kishte momente të këqija. Ish-dirigjenti i Milanit viteve të kaluar, ka përshëndetur lojtarët dhe staffin e Milanit. Ai është tani një hap larg Juventusit.

Italiani, siç njofton SS24, nuk arriti t’i ndalojë dot lotët kur iu tha lamtumirë shokëve, pasi që kjo është mëse e qartë, është e vështirë të largohesh nga një skuadër ku ke veshur fanelën për 10 vite.

Edhe gardiani i rosonerëve Christian Abbiati dhe një deklaratë, ku ka folur për tregun. ”Pastore dhe Hamsik? Më mirë është t’i kem shokë sesa t’i kem ata si kundërshtarë, ata janë shumë të fortë. Ganso? Nuk e kam parë kurrë duke luajtur. Asamoah? Ai është duke bërë një sezon të mirë në Udine, është lojtar i mirë. Milani ndeshjen e fundit do ta luajë kundër Udineses këtë vit, mirëpo tensioni ka rënë”, tha Abbiati.

“Ne kemi mbrojte të mirë për t’i mos i lejuar kundërshtarët që të na shënojnë.”Sa për tregun, Abbiati konfirmon se është i kënaqur me shokët që ka.”

Ne kemi fituar një kampionat të vështirë,  klubi ka bërë një punë të madhe dhe me siguri se do të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm.”

Flet edhe për mundësin e kalimit të Boateng tek Interi: “Unë besoj se nuk do të largohet nga Milani, shpresoj të mos kaloj në Inter, ai bërë një sezon shumë të madh këtu dhe unë mendoj se Milani dhe Genoa do të bijnë shumë shpejt në dakord që Prince të bëhet lojtarë vetëm i Milanit.”

Së fundi edhe një mendim për përshëndetjen e Pirlos: “Ishte ditë e keqe për maestron, ai ka bërë një dekadë në Milan e cila ka qenë e mrekullueshme, ai është një profesionist i madh, ka dhënë shumë për Milanin dhe Milani për të, ai kishte një fat të mirë.

“Dallimi mes Milanit dhe Juventusit?: “Milani është ekipi më i organizuar në botë”, deklaroi Christian Abbiati.

Gjithashtu edhe Preziosi deklaroi se “të martën në mbrëmje do të takohemi me Gallianin, dhe nëse nuk ka probleme do të zgjidhet gjithçka, 90% çdo gjë mbyllet të martën”, buzëqeshi Preziosi, duke shtuar se nuk do të ketë ndonjë problem.”

“Interi kurrë nuk ka ardhur në shprehje për Boan, kështu që marrëveshja do të mbyllet mes Milanit dhe Genoas. Nëse Boateng do të mbetet në Genoa do ta vë atë në shitje, sepse pas shpërthimit të tij këtë sezon do të ishte e vështirë ta mbajmë atë. Ne do të negociojmë edhe për Amelian.

Ne kemi edhe një marrëveshje tjetër me Milanin, shpresoj që ata të mbajnë premtimet e tyre.” deklaroi Preziosi.

Në anën tjetër Igli Tare tha: “Shpresoj që Milanit të tregojë profesionalizëm”.

Tare ka dhënë një deklaratë për Calcionews24: “Ne dëshirojmë vendin e katërt dhe besojmë në të. Sigurisht së kështu është, por për aq kohë sa nuk ka shpresë, ne dëshirojmë të luajmë deri në pikën e fundit të potencialit tonë. Ndaj Lecces nuk do të jetë e lehtë, pasi që ekipi i De Canio dëshiron të mbyllë mirë sezonin para tifozëve të tij dhe ne besojmë, do të shkojmë për të fituar dhe shpresoj se Milani do ta bëjë detyrën e vet. Çfarë pres nga Milani? Unë pres profesionalizëm, janë kampionët e Italisë dhe dëshirojnë të mbeten gjithnjë. Unë do të zhgënjehem nëse nuk shoh një Milan pa tensionin e duhur”, deklaroi Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios.

Ëndrra është e lejuar, dhe është e mirë për jetën. Flet edhe Ariedo Braida, për tregun e nxehtë të Milanit: “Fabregas, Pastore? Tifozët kanë absolutisht të drejtë të ëndërrojnë. Për shembull, unë ëndërroj për Messin”.

Në anën tjetër, duke folur në SS, agjenti i Hulk është ndalur të flasë për klientin e tij: ”Kam dëgjuar për Milanin, por nuk kam pasur kontakte te drejtpërdrejta me shoqërinë rosonere. Të luash për Milanin është një ëndërr. Inter dhe Milan janë dy klube të mëdha, por ai e ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe në Porto është duke u ndjerë mjaft mirë”.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»