Ky është rrugëtimi që, nesër më 14 maj, autobusi i Milanit do ta bëjë me skuadrën në të, gati për të festuar me Milanon rossonere. Nisja bëhet rreth orës 17:15 nga Via Turati, pastaj rruga vazhdon për via Manzoni, Piazza della Scala, Via Santa Margherita dhe Via Mengoni.
Nga këtu pastaj skuadra arrin në Piazza Duomo, qendra e festës, rreth orës 17:45. Pasi që skuadra përshëndetë tifozët, shkon pastaj në përgatitjet për ndeshjen. Festimet vazhdojnë gjithsesi edhe pas takimit.
Në Piazza Duomo, City Tour i Milanit, Kampion i Italisë, përjeton momentin më intensiv. Skuadra do të jetë protagoniste e shumë surprizave për të gjithë qytetin e Milanos.
Në San Siro, menjëherë pas fishkëllimës finale të Milan – Cagliari, do të jetë dhe dorëzimi i Kupës së Scudettos nga ana e Lega Serie A, pastaj xhirot në fushë të skuadrës, si dhe në San Siro do të ketë shumë surpriza të mëdha për të pranishmit.
Friday, 13 May 2011 14:04