Megjithatë, ai luajti 45 minuta për ekipin e të rinjve të Milanit, në humbjen e tyre 3-1 nga Chievo të mërkurën.
Mexes ishte i kënaqur që ka luajtur pas një periudhe të vështirë.
“Unë mendoj se kam bërë një hap të madh përpara”, ka thënë ish-mbrojtësi i Romës, për Gazzetta dello Sport.
“Gjuri është mirë, unë ende ndjej disa dhimbje, por jam mirë. Pas ndeshjeve ndërkombëtare mendoj se mund të jem në dispozicion.”
Ndeshjen e ardhshme Milan do të luajë kundër Juventusit, në Torino, të dielën, por, për shkak të kualifikimeve për Euro 2012, kampionët e Italisë nuk do të kthehen në fushë deri më 15 tetor, kur ata e presin Palermon, në San Siro. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 21:55