29-vjeçari është lënduar në trajnim të enjten e kaluar dhe ka humbur edhe sfidën kundër ish klubit të tij Romës, ku Milan fitoi me rezultat 3-2, të shtunën.
Mjeku i Milanit, Rodolfo Tavana, ka zbuluar tani që Mexes është planifikuar për t’u operuar të hënën, dhe si pasojë të jetë jashtë veprimit për dy javë.
“Kjo është një procedurë e thjeshtë për të stabilizuar një frakturë në dorën e majtë,” tha Tavana në faqen zyrtare të klubit.
“Pa këtë operacion, ky lojtar do të duhej të jetë në suva për 45 ditë.”
Mexes do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër BATE Borisov dhe ndeshjen kundër Catanias, në Serie A, për shkak të lëndimit dorë, por mund të kthehet për takimin me Fiorentinën më 19 nëntor. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 16:36