Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, i ka lavdëruar dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Trajneri zviceran mendon se i pari mund ta bëjë diferencën kudo që shkon, ndërsa për të dytin insiston se mund të luajë në një skuadër të madhe pa problem.
“Shaqiri mund ta bëjë diferencën kudo që shkon”, deklaroi fillimisht Petkovic për “Radio Kiss Kiss”, i pyetur për vendimin e mesfushorit gjilanas për t’iu bashkuar Stoke Cityt nga Interi.
“E kemi një mesfushor si Xhaka, i cili mund të luajë në një skuadër të madhe. Ai e ka një të ardhme të ndritur përpara tij”, vazhdoi ish-trajneri i Lazios, i cili beson se futbollisti aktual i Borussia Monchengladbachut, në të ardhmen mund të transferohet në një klub të madh.
Shaqiri dhe Xhaka luajnë rol të rëndësishëm tek skuadra Helvetike tash e sa vite.
Wednesday, 16 September 2015 10:05