Gianni de Biasi deri më tani ka bërë një punë fantastike së bashku me Tramezzani. Por detyra e tyre për të përzgjedhur 23 futbollistë në Francë nuk do të jetë shumë e thjeshtë.
Faqja “Superliga Shqiptare”, përcjell “Albeu.com”, ka përzgjedhur 5 nga talentët që po spikasin më shumë për momentin në Europë. Manaj dhe Rashica janë dy yjet e rinj që mund t’i bashkohen Kombëtares që në muajin nëntor në sfidat miqësore.
Endrit Çekiçi gjithashtu ka një të ardhme përpara duke parë që është pjesë e një ekipi të madh si Dinamo Zagrebit. Edhe pse nuk aktivizohet shumë, qenia e tij në atë skuadër e bën një lojtarë shumë të vlefshëm.
1. Rey Manaj
Në verë kaloi nga Cremonese tek skuadra e njohur italiane Inter për një shumë rreth 1 milion euro, dhe që nga ajo ditë ai është një nga ata lojtarët që “Nerazzurët” kanë besim shumë të madh që do bëhet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Madje shumë eskpertë italian e shohin Manajn si pasardhës të legjendës Italiane Cristian Vieri. Rey ka dy paraqitje për Kombëtarën U-21 të Shqipëris dhe ka shënuar një gol.
2. Milot Rashica
Djaloshi nga Vushtrria është shëmbulli më i mirë që edhe një lojtare nga superliga e Kosovës mundët me u transferu dhe me shkëlqye në një kampionat të fort siç është ai i Holandës. Milot Rashica është vetëm 19 vjeçar dhe aktualisht është pjesë e skuadrës njohur holandeze Vitesse. Miloti është duke shkëlqyer në kampionatin holandez ai deri tani ka shënuar dy gola në “Eredivisien holandeze”. Me cilësitë që posedon ky djalosh Vitesse do ta ketë shumë problem për ta mbajtur në klub këmbëshpejtin nga Vushtrria. Rashica ka 3 paraqitje për U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol kundër Portugalisë.
3. Endrit Çekiçi
Lojtari i Dinamo Zagrebit njëri nga lojtarët më premtues shqiptar, ai është vetëm 18 vjeç, dhe tani ka disa paraqitje për ekipin e parë kroat. Endriti sipas ekspertëve kroat të futbollit ka një të ardhme të ndritur sepse është njëri nga talentet më të rrallë në kampionatin kroat. Çekiçi është pjese e rregullt e Kombëtarës U-21 të Shqipërisë, dhe ka shënuar një gol kundër Izraelit.
4. Albian Ajeti
Albian Ajeti i lindur (më 26 shkurt 1997 në Bazel) është një futbollist profesionist shqiptar i cili është në kontratë me FC Basel. Ai luan si sulmues për ekipin e parë të Bazelit U-21. Është vëllai Arlind Ajetit lojtarit të Kombëtarës shqiptare. Albiani deri me tani ka 8 ndeshje për ekipin e parë të Bazelit dhe ka shënuar 2 gola ai është edhe futbollist i Zvicrës nën moshën 20 vjeçare.
5. Dionis Avdijaj
Dionis Avdiaj i lindur (25 gusht 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin austriak Sturm Graz dhe është i huazur nga Schalke 04. Klubi gjërman e vlerson shumë lartë lojtarin me prejardhje nga Kosova, madje drejtuesit e Schalkes ia kanë vendosur një çmim prej 50 milionë eurove për lirimin e tij. Avdijaj në 29 paraqitje deri me tani tek Strum Graz ka realizuar 8 gola dhe është njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin austriak. Avdiaj është pjesë të Kombëtarës U-19 të Gjërmanisë.
Saturday, 24 October 2015 16:07