Liverpooli objektiv kryesor e ka lojtarin e krahut që luan për Sevillën.
Liverpooli u mundua shumë ta transferojë Ashley Youngun, mirëpo ai dëshiron të kalojë në Old Traford dhe si duket Liverpooli dëshiron që në vend të Youngut ta transferojë Diego Perottin.
Sipas gazetës “Metro” Liverpooli do të ofrojë 7 milionë funte për shërbimet e argjentinasit. 22-vjeçari është një talent që premton për të ardhmen dhe pikërisht këtë filozofi e dëshiron në klub pronari kryesor i Liverpoolit John Henry. Aai (Henry) me të marrë nën pronësi klubin nga Anfildi, ka theksuar se dëshiron lojtarë të rinj në klub dhe, eventualisht, përfitime nga ta në të ardhmen.
Ndërsa mediet angleze e kanë fotografuar Steven Gerrard duke festuar humbjen e Manchester Unitedit më Wembley. Gerrard është lavdëruar se ata i kanë pesë tituj.
Ai ka festuar me mikun e tij Paul McGraten dhe boksierin Paul Smith, i cili kishte shkruar në Twitter se “Steven Gerrard përkujton botën se në Stamboll kemi fituar titullin e 5-të”.
Në anën tjetër duket se transferimi i talentit brazilian është drejt fundit. Agjenti i tij arriti në Londër për të arritur marrëveshjen për transferimin e tij në Stamfrod Bridge
Lojtari kërkohet edhe nga shumë klube të tjera, por Chelsea është në avantazh, pasi edhe vetë Neymar ka thënë se do të transferohet në Londër dhe të luajë përkrah yjeve të tjerë tek Chelsea.
Mendohet se Chelsea dhe Santos kanë renë dakord për kalimin e tij në Londër për një shifër prej 40 milionë funte.
Agjenti i të riut, Ribeiro Vanger Pin Zahavi, po negocion me drejtuesit e klubit londinez për ta mbyllur marrëveshjen.
Tuesday, 31 May 2011 10:33