Në ndeshjen e të shtunës kundër Hamburgut që përfundoi 0-0, Boris Vukçeviç pësoi një lëndim në këmbë dhe, sipas informatave nga klubi i Hoffenheim, lojtari do të humbasë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga.
Vukçeviç hyri si një zëvendësim në pjesën e dytë, por zgjati vetëm 14 minuta pasi mesfushori 21-vjeçar pësoi një frakturë fibular, pas një përplasje me lojtarin e Hamburgut Elia Eljero, dhe, sipas faqes zyrtare të klubit, për Vukçeviç ka mbaruar sezoni, megjithëse lojtari nuk do të operohet, por mungon 6 deri ne 8 javë.
Vukçeviç qe ne debutimin e tij ne vitin 2008 ka bërë 53 paraqitje për Hoffenheim. Lojtari aktivizohet edhe për kombëtaren U-21 te Gjermanisë.
Monday, 04 April 2011 15:13