Pasditen e të mërkurës ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja zvicerane, kundërshtari me të cilën skuadra jonë kombëtare do të luajë të premten në “Qemal Stafa”.
Vëmendja më e madhe e mediave është përqendruar tek futbollistët shqiptarë që aktivizohen për këtë kombëtare. I vetmi që nuk ka pranuar të flasë para ndeshjes ka qenë futbollisti i Bajern Mynih, Xherdan Shaqiri.
Granit Xhaka dhe Blerim Xhemajli kanë pohuar se janë të emocionuar përsa i përket sfidës përballë kombëtares shqiptare. Edhe pse i mjafton 1 pikë për t’u kualifikuar për në botërorin Brazil 2014, Xhemajli ka pohuar se skuadra helvetike ka ardhur për fitore në kryeqytetin shqiptar.
/ Top Channel/
Wednesday, 09 October 2013 21:56