Presidenti i Real Madrid, Alfredo Di Stefano, është shprehur i sigurt se Kristiano Ronaldo do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera në radhët e kësaj skuadre. Sipas tij, të gjitha palët dëshirojnë që rinovimi të zhvillohet, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar detajet e tij.
“Dua të jem sa më i qartë që të jetë e mundur. Interesi im, ai i Kristianos, ai i tifozëve të Real Madrid, është që të luajë këtu për shumë vite në vazhdim. Kur e gjithë bota e kërkon diçka, është e vështirë që të mos arrihet. Unë, Madridi, e dua. Kristiano, lojtari, e do një gjë të tillë”, tha Perez.
“Përreth tij do të ndërtojmë projektin tonë. Të gjitha ekipet ndërtohen përreth një lojtari të madh. Në periudha të ndryshme, Reali u ndërtua përreth Di Stefano apo përreth Zidan. Tani është logjike që të ndërtohet përreth Kristianos. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të ndërtosh ekipin përreth lojtarit më të mirë në botë. Mendojmë se figura e tij mund t’i bashkohet në historinë e klubit asaj të Di Stefanos”, deklaroi Perez. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 June 2013 13:59