|
|
Sunday, 23 December 2012 18:56 Florentino Perez ka mbetur i shtangur më shumë se të tjerët nga vendimi i Zhoze Murinjos për të lënë në stol Iker Kasijas, kapitenin dhe një nga idhujt e tifozerisë së Real Madrid. Një gjë e tillë është vënë re në momentin kur ai ka mësuar për formacionin që do të zbriste në fushë ndaj Malagas, në takimin e humbur me rezultatin 3-2.
Presidenti i Realit ishte gati të fliste drejtpërdrejt në televizion para fillimit të takimit, kur gazetarja i ka treguar atij në celular formacionin e sapo publikuar nga Murinjo. Pasi ka parë i çuditur formacionin dhe mungesën e Kazijas, presidenti i Realit është larguar, duke vendosur që të mos flasë për televizionin, në mënyrë që të evitonte ndonjë deklaratë apo situatë të pakëndshme. Por mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai ka qenë shumë i irrituar me trajnerin, sidomos pasi eksperimenti me Adan rezultoi i dështuar.
Të çuditur kanë qenë edhe vetë lojtarët e Realit kur kanë mësuar për këtë zgjedhje të trajnerit portugez. Ky fakt është konfirmuar nga një tjetër “armik” i Murinjos, mbrojtësi Serxho Ramos që e ka provuar vetë pankinën pasi kishte folur kundër teknikut.
“U çuditëm duke parë Kasijas në pankinë. Ai është kapiteni ynë. Kemi humbur dhe kur humbet, duhet të kesh kujdes të mos bësh deklarata sa je i nxehur”, ishin fjalët e mbrojtësit.
Ndërkohë, një nga ish-drejtuesit e Realit, Horge Valdano, mendon se me gjestin e tij, portugezi ka dashur të tregojë pushtetin që ka mbi ekipin.
“Murinjo ka një raport të veçantë me skuadrën e tij, por tani po tejkalon çdo normë. Kjo ishte vetëm një demonstrim force, ai po përdorte autoritetin e tij mbi një legjendë të klubit. Mendoj se e ka menduar për një kohë të gjatë këtë vendim dhe besonte shumë në aftësitë e Adan, pasi në të kundërt do të dënonte vetë skuadrën e tij. Ky ishte një vendim mjaft i rëndë”, tha Valdano për trajnerin portugez që ishte shkaktari pse ai u largua nga posti i drejtorit sportiv te Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »