Florentino Perez ka qetësuar të gjithë tifozët e Real Madrid, duke u premtuar atyre se Kristiano Ronaldo do të vazhdonte të qëndrojë pjesë e kësaj skuadre. Numri 1 i madrilenëve bëri të qartë se as nuk i shkon ndër mend që të shesë lojtarin, ndërsa synon që ta bindë të rinovojë me klubin.
“Unë mendoj se Kristiano do të largohet nga futbolli si lojtar i Real Madrid. Kjo nuk është e gjitha, mund t’u them të gjithë madrilenëve se bashkë me të do të fitojmë Ligën e Kampioneve numër 10. Nuk e di nëse tifozët janë të shqetësuar apo jo për rinvimin e tij, por ai ka edhe dy vite të tjera të mbetura në marrëveshjen ekzistuese”.,
Presidenti i madrilenëve më pas ka folur edhe për situatën e Higuain, duke bërë të qartë se klubi nuk e ka nxjerrë në shitje argjentinasin.
“Askush nuk më ka thënë se Higuain po largohet. Klubi nuk e ka nxjerrë atë asnjëherë në shtije, i kemi thënë gjithmonë se nuk duam ta shesim. Ai mund të ketë thënë se dëshiron të largohet por nuk ka asnjë ofertë konkrete. Nëse duan ta blejnë, duhet të paguajnë klauzolën e tij të largimit, por për momentin nuk ka asnjë ofertë”, tha Perez. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 June 2013 22:50