Besart Berisha dhe Shane Rexhepi do të përballen me njëri tjetrin në gjysëmfinale të Kupës së Australisë të mërkurën.
Skuadra në të cilën luan Berisha Melbourn Victory, do të luajë ndaj ekipt të ligës së tretë Hume City në të cilin aktivizohet Rexhepi.
Ajo që e bën këtë përballjen edhe më interesante, është fakti që Rexhepi do ta ruajë Berishën.
“Besart Berisha është shqiptar, ashtu siç jam unë”, tha Rexhepi për ‘theffacup.com.au’, përcjell GazetaOlle.com.
“Të luash kundër tij është nder. E kam ruajtur në një miqësore dhe ai e dinë se edhe unë jam shqiptar, pas ndeshjes bëmë një bisedë të mirë, prandaj edhe tash bisedojmë. Atij i vjen mirë që do të luajë ndaj mejee dhe për mua kjo është një përvojë e madhe. Jo vetëm për mua, por për tërë familjen time dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Melburn”, shtoi Rexhepi.
Tuesday, 27 October 2015 09:32