Raportet në Spanjë kanë lëne të kuptohet se Liverpool është duke pritur përgjigjen nga Villarreal për ofertën e tyre të dërguar.
Thuhet se “The Reds” kanë bërë ofertë për Santi Carlozan, mirëpo oferta nuk është bërë e njohur për media. Duket se kjo ofertë ka qenë e pëlqyer nga drejtuesit e Villarrealit, përshkak se ata menjëherë janë vënë në kërkim të Canales si zëvendësim të tij.
Carzola është 26 – vjeçar me nënshtetësi Spanjolle. Luan si mesfushor i krahut dhe si sulmues i dytë. Ai ishte pjesë e Spanjës në Euro 2008, mirëpo mungoi në Botëror pas lëndimit që kishte në hernia.
Gjithashtu, bëhet e ditur se gjiganti anglez është shumë i interesuara që ta transferojnë mesfushorin brazilian, Diego. Arsenali dëshiron ta transferoj Diegon, sepse shumë afër largimit janë Fabregas dhe Samir Nasri.
Sipas medieve Angleze Liverpooli dhe Arsenali pritet të ofrojnë 20 milionë për mesfushorin.
Wednesday, 06 July 2011 10:41