Para ndeshjes finale, trajneri i Barcelonës konsideron se nuk është Barcelona ekipi më i mirë i gjitha kohërave. Ai lavdëron anglezët.
“Nuk jemi ekipi më i mirë i gjitha kohërave, njerëzit kënaqen me futbollin tonë dhe për këtë më vjen mirë. Duhet të respektohen Liverpool, Milan, Manchester, por edhe Real Madrid, që kanë pasur ekipe fantastike gjatë histories”, ka thënë Guardiola për ITV.
“Pele, Beckenbauer, Maradona apo Messi. Kjo nuk mund të krahasohet, të gjithë këta lojtarë në kohën e tyre e kanë ngritur futbollin në nivelin më të lartë”, ka shtuar ai.
“Ajo që unë dua që për 10 deri 15 vite, është që njerëzit ta përmendin këtë Barcelonë dhe ta mbajnë mend për këtë lojë”, ka thënë Pep.
Nëse Barcelona e fiton titullin kampion në Ligën e Kampionëve, Guardiola do të bëhet trajneri më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që ka fituar dy tituj.
“Do të ishte e radhës që Guardiola të fitojë një herë në mënyrë normale titullin, pasi të parin e ka fituar pas skandalit në Stamford Bridge, kurse të dytin do ta fitojë pas atij skandali në Santiago Bernabeu”, ka thënë Mourinho.
Mourinho ka arritur deri tek titulli i dytë si 47-vjeçar, kurse Guardiola, nëse fiton titullin do ta fitojë si 40-vjeçar.
Ish-trajneri dhe lojtari i Barcelonës, holandezi Johan Cruyff, konsideron që Josep Guardiola, pa marrë parasysh se si do të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, ai ndoshta do të largohet nga klubi katalanas.
Guardiola në tre sezone ka fituar 9 trofe, 3 tituj radhazi në Ligën e Spanjës dhe një në Ligën e Kampionëve.
“Guardiola ka punuar me zell në vitet e shkuara dhe nuk do të më habisë nëse ai largohet, pa marrë parasysh se si përfundon finalja. Nëse largohet, ai do ta bëjë këtë vetëm për shkak se është vështirë të priten të arritura të mëdha për një kohë të gjatë. Për këtë mendoj se ai do të bëjë një pauzë prej një viti”, ka thënë Cruyff për “Gazetta dello Sport”.
Si zëvendësim më i mirë, për Barcelonën, sipas Cruyff, do të ishte Marco Van Basten.
Saturday, 28 May 2011 00:18