Pep Guardiola shpreson se Cesc Cesc do të nënshkruajë shumë shpejt për Barcelonën, kampione e Spanjës. Ai është duke e përgatitur një ofertë të re, prej 40 milionë eurosh, për yllin spanjoll të londinezëve.
“Gunners”-at e kanë refuzuar ofertën e parë prej 27 milionë eurosh, ndërkohë që menaxheri Arsene Wenger ka deklaruar se është i interesuar ta mbajë edhe më tej Cesc në skuadër.
Fabregas u largua nga Barcelona në vitin 2003, si adoleshent.
“Tani situata në lidhje me masat për përforcime është shumë e komplikuar, por unë jam optimist që në ditët e ardhshme do të bëhet e qartë. Unë jam gjithmonë optimist”, ka thënë Guardiola.
Megjithatë, ai s’e ka fshehur fare fustrimin ndaj presidentit të klubit “blaugran”, Sandro Rossell, rreth zvarritjes së transferimit të Cesc në Barcelonë.
Fabregas, 24 vjeç, nuk i është bashkuar skuadrës së Arsenalit, në stërvitjet parapërgatitore në Malajzi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 July 2011 15:00