Në fund Cesc Fabregas e shpëtoi Barcelonën e cila mori një pikë, golat e tjerë u shënuan nga Eric Abidal autogol, Pablo Hernandez dhe Pedro, i cili kishte barazuar në 1-1.
Guardiola ishte i kënaqur me sigurimin e një barazimi në fushën e vështirë dhe vuri në dukje se të dy ekipet kanë luajtur futboll të madh.
“Më duhet të përgëzoj Valencian për ndeshjen që kanë luajtur,” tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Kjo ishte një spektakël futbolli i mrekullueshëm.”
“Forca jonë na ka dhënë këtë barazim. Unë mendoj se është një rezultat i drejtë. Më duhet t’ përgëzoj tifozët e Valencias dhe të mësojmë nga ajo që ne nuk kemi bërë sot.”
“Ne kemi fituar dy tituj në këtë sezon dhe ne ende kemi mundësi për të fituar edhe dy të tjerë.”
“Ne duhet të analizojmë lojën, ishte një ndeshje e mirë, ata na krijuan probleme në gjysmën e parë.”
“Është normale që disa gabime mund të bëhen, por kjo është rruga të cilën jemi duke e ndjekur. Ne kemi siguruar një rezultat të mirë kundër udhëheqësit të ligës.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 11:13