Manuel Pellegrini beson se Jose Mourinho do ta parkoj autobusin para portës gjatë përballjes së Cityt dhe Chelseas në Etihad.
Dy kandidatët për titull në Premierligë, Manchester City dhe Chelsea do të përballen sot në Etihad Stadium nga ora 17:00.
Por, menaxheri i Cityt, Manuel Pellegrini nuk pretë lojë të hapur. Ai mendon se Jose Mourinho do ta parkoj autobusin para portës në Etihad
“Unë nuk mendoj se kjo do të jetë një lojë me shumë sulme. Në ndeshjet që kemi luajtur kundër tyre, Chelsea nuk na kanë sulmuar, pasi janë mbrojtur në zonën e tyre. Por, Chelsea është ekip i rrezikshëm në kundërsulme”, ka deklaruar Pellegrini.
“Ne do të sulmojë, si gjithmonë. Ne do të luajë mënyrën që ne gjithmonë e bëjmë, sepse ne mendojmë se është mënyra më e mirë për të fituar. Unë nuk dua që ekipi im të shënoj një gol dhe pastaj të mbrohet”, ka theksuar ai.
Sunday, 16 August 2015 19:53