Të dy gjigantët spanjollë kanë dominuar La Ligan në vitet e fundit, por Pellegrini shpreson se skuadra e tij së shpejti do të jetë sfiduese për ata.
“Nuk ka asnjë dyshim se këto dy ekipe, si Barcelona dhe Real Madrid, kanë lëvizur shumë më përpara se të gjithë të tjerët,” tha Pellegrini, në faqen zyrtare të FIFA-së.
“Ai tha se, të gjitha ekipet e tjera ende duhet të ëndërrojnë për mbylljen e hendekut përsëri. Këtu në Malaga ne jemi duke filluar një projekt të ri në këtë vit dhe ky do të jetë projekt i madh, nëse ne mund të jemi të suksesshëm nga jashtë.”
“Por, qëllimi i këtij projekti është të përmirësohem nga viti në vit dhe të mbyllim hendekun sa më shumë të jetë e mundur, brenda një kohe të arsyeshme.”
Malaga aktualisht është në vendin e katërt në Primera Division, me 13 pikë në gjashtë takime. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 18:27