Eksperti më i madh në botë, i cili parashikon tregun rossoner, Carlo Pellegatti, tha se “mister X i paralajmëruar nga Milano, mund të jetë me të vërtetë Marek Hamsik, lojtari i preferuar i Allegrit, i cili dëshiron ta ketë në skuadër”. “Milan do të bëjë mirë me ardhjen e El Shaarawit nga Genoa”.
Ndërsa, duke folur për Cassanon, ai tha se mendon “që do të shkojë në Fiorentinë”.
Gjithashtu, të reja befasuese vijnë nga mediet angleze. TalkSport, raporton se Liverpool është duke menduar për Antonio Cassanon, sulmuesin 29-vjeçar të Milanit, e ai madje po e kontrollon me kujdes situatën e tij, i cili duket se do të largohet nga Milanello në sezonin e ardhshëm, përkundër mohimeve të bëra nga agjenti i tij Bozzo.
Edhe lojtari gjithnjë e ka mohuar një largim nga Milani, por oferta nga Anglia mund ta lëkundë atë dhe ta bëjë të mendojë dy herë.
Ndërkohë, Fiorentina pret në dritare dhe po e shikon me kujdes situatën e Fant Antonios.
Saturday, 18 June 2011 12:44