Pele beson se është e domosdoshme që Brazili të përkrahë trajnerin e kombëtares, Mano Menezes, nëse ata dëshirojnë që ta rikthejnë trofeun e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Brazil në vitin 2014.
Kampionët e Botës të vitit 2002, Brazil janë eliminuar në çerekfinalen, gjatë edicionit të fundit që u mbajt në Afrikën e Jugut.
Menezes tani është ngarkuar me detyrë e vështirë të risjelljes së Kupës së Botës dhe Pele beson se ish-bosi i Korinthians mund të bëjë shumë nëse ka mbështetjen e plotë të publikut, të mediave kombëtare dhe Federatës Braziliane të Futbollit.
“Gjëja e mirë është se trajneri ka marrë mbështetjen tonë dhe se ne jemi duke i dhënë atij kohë për të shprehur të gjithë filozofinë e tij”, tha legjenda e futbollist botëror për FIFA.com.
“Nëse dëshiron të ndryshosh trajnerin, atëherë trajneri i ri shkon dhe ndryshon lojtarët dhe kjo nuk është e mirë”.
“Ju duhet të mbani mend se lojtarë e Brazilit kanë një përgjegjësi të madhe, sepse ata janë në shtëpi dhe tifozët do të presim më shumë prej tyre”.
Pele ndjen se yjet e Santos, Neimar dhe Ganso, janë dy lojtarë që mund ta frymëzojnë kombëtaren drejt fitores. Megjithatë, ai është i shpejtë për të nxjerr në pah se fokusi i Menezes duhet të jetë në ndërtimin e një ekipi dhe loja për një ose dy yje.
“Ka shumë presion mbi Neimar dhe Ganso, sepse ata janë yjet e momentit”, tha ai. “Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me individët. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të kryejë punën si një njësi”.
“Brazili ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, si në shtëpi dhe jashtë vendit, por ne kemi nevojë për të vënë të gjithë talentin së bashku, Na duhet ende kohë për ta bërë këtë”.
“Brazili kishte disa emra të mëdhenj në Kupën e Botës në vitin 1970. Njerëz si Rivelino, Tostao dhe Pele”.
“Por ne kemi qenë shumë të mirëorganizuar dhe kemi punuar shumë si ekip. Kjo ishte një skuadër shumë e fortë dhe unë mendoj se ishte çelësi i suksesit”.
“Ne kemi marrë disa emra të mëdhenj, por ka ende dy vjet kohë. Është një afat i gjatë dhe kemi nevojë të kemi planin e duhur dhe ai të jetë shumë, shumë i disiplinuar”.
“Lojtarët duhet të mësohen të luajnë së bashku për rrugën të cilën e kemi përpara, pasi ne kemi parë në vitet e fundit se si kanë shkuar punët”.
“Holanda, Spanja dhe Barcelona janë të gjitha ekipe që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë”.
Pele, i cili shënoi 77 gola në 92 ndeshje për Brazilin, fitoi Kupën e Botës tri herë gjatë karrierës së tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 13:27