Sipas ikonës së futbollit botëror dhe ikonës së skuadrës braziliane, Santos, Pele, AC Milan duhet të luftojë për të nënshkruar me super-yllin e Santos, Ganso.
AC Milan është shumë afër një marrëveshjeje për sulmuesin emocionues, por Pele tha:
“Ganso dhe unë do të kemi një bisedë, unë e di se ai është i lumtur këtu, nëse do të varet nga unë, ai do të qëndrojë për jetë ne Santos.”
“Unë besoj se situata është e ngjashme me atë të Neymar, i cili hodhi poshtë Chelsean një vit më parë, dhe unë jam i bindur, se kështu do veprohet edhe me Ganson, edhe pse te jemi te sinqertë marrëveshja është pranë finalizimit.”
“Një bisede e shkurtër me Neymar ishte e mjaftueshme për ta bindur atë për të qëndruar dhe unë gjithashtu besoj se Ganso do të kuptojnë se kjo është gjëja më e mirë për momentin, është paksa sa e vështire për të ndërhyrë aty ku Berlusconi e Galiani merren personalisht me një çështje mirëpo ne do të mundohemi deri në fund.”
“Unë do të flas për atë dhe shpresoj shume që ai të vazhdoj të luaj për skuadrën e Santos-it.”
Saturday, 30 April 2011 08:40