Pele ka treguar se mendon që Brazili i cili fitoi Botërorin e vitit 1970 mbetet kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, dhe nuk ka krahasim me Spanjën aktuale.
“Pa dyshim që në një përballje të mundshme do të fitonim ne”, ishte përgjigja e brazilianit ndaj gazetarëve që e pyetën mbi një duel hipotetik mes dy skuadrave.
“Për sa kohë që krahasojnë skuadrat me Brazilin 1970, do të thotë se ajo skuadër është më e mira. Ajo ka vënë standardin me të cilin maten të gjitha ekipet e tjera”, tha ai për ekipin ku përveç tij luanin edhe emra të tjerë të mëdhenj si Rivelino, Gerson, Tostao e Zhairzinjo.
Sipas tij, diferencën e bënte numri i talenteve individualë në skuadër, pasi Brazili i asokohe ishte shumë superior po të krahasohej lojtar për lojtar me Spanjën aktuale.
“Krahasimet do të ekzistojnë gjithmonë, por është e vështirë ta bësh në mënyrë individuale. Ajo skuadër kishte shumë më tepër lojtarë më të mirë se Spanja që ka 2-3 futbollistë të shkëlqyer. Por duhet ta pranoj se Spanja luan futbollin që më ka pëlqyer më shumë dhe më ka kënaqur ta ndjek në dy-tre brezat e fundit”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 July 2012 09:20