Manchester United nuk do ta shkatërrojë futbollin tonë ashtu si Real Madridi në gjysmëfinale, tha lojtari për revistën zvicerane “Tages Anzeiger.”
Messi vlerëson golashënuesin e “Red Devils”, Javier Chicharito Hernandez, dhe beson se United është skuadër e barabartë me Barcelonën.
Numri 10 i Barçës vlerëson punën e bërë nga Alex Ferguson dhe, gjithashtu, thekson forcën dhe lojën kolektive të rivalit në finale më 28 maj.
“Unë mendoj se United është skuadër e fortë kolektive, gjithashtu kanë disa lojtarë të veçantë si Schools, Giggs e mbi të gjithë Rooneyn. Një gjë mund ta them, ata luajnë futboll të vërtetë, ata nuk janë Reali, është kënaqësi kur luan kundër një skuadre të tillë”.
Ndërkohë, legjenda e futbollit brazilian Edson Arantes do Nascimento, i njohur ndryshe si Pele, më në fund duket se është bindur dhe ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim se cila është skuadra më e mirë në botë, duke folur në lidhje me ndeshjen finale në Champions mes Barcelonës dhe Man United.
“Man United është një skuadër shumë e forte, e cila vazhdimisht luan një futboll tradicional anglez. Por, unë nuk kam asnjë dyshim se cila është skuadra më e mirë në botë. Ajo është Barcelona”, ka deklaruar Pele.
Ne lidhje me deklarimet e shumë ekspertëve se Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori, Pele ka theksuar: “Njerëzit pëlqejnë të krahasojnë. Por, mendoj se ata kanë harruar se çfarë futbolli kanë luajtur Johan Cruyff, Michel Platini dhe Alfredo Di Stefano. Të gjithë këta ishin më të mirë se Mesi”.
Leandro Damian: “Gjithashtu, mediat nuk e kanë të ndalur me opcionet e tyre të merkatos dhe, dita ditës, vazhdojnë me spekulime. Tash thuhet se Barcelona ka kontakte me sulmuesin e Internacional Leandro Damian. Barcelona gjatë verës do të tentojë një sulmues, por në rradhë janë Rossi, Forlan e Leandro në listën e sulmuesve të kërkuar nga Barcelona”.
Drejtorit sportive, Zubizareta, i ka pëlqyer sulmuesi brazilian Leandro Damian, 22-vjeçar, por për të ka shprehur interes edhe Inter. Por, thuhet se kontaktet kanë filluar me klubin brazilian.
Giusepe Rossi e Federico Pastorello pranojnë se ka interesim nga ana e Barcelonës por jo ofertë zyrtare. “Por, së pari Barcelona do duhet të negociojë me Villareal e më pas me ne, pasi ne kemi besimin e Villarealit dhe nuk duhet të punojmë pas shpine”, tha agjenti.
Pastorello ka thënë se Giusepe Rossi ka ëndërr të luajë tek Barcelona. “Unë personalisht mendoj se klienti im do ishte një përforcim ideal për Guardiolan, por të presim fundin e sezonit e më pas do të shohim a do kemi ofertë zyrtare nga Barça”, tha agjenti i Rossit.
Friday, 20 May 2011 10:03