Dje ishin disa zëra se mesfushori defansiv i Napolit, Michele Pazienza, është shumë afër Milanit, pasi që dy palët kishin arritur marrëveshje për kalimin e tij te rsosonerët në këtë verë.
Mirëpom kështu nuk mendon agjenti i 28-vjeçarit, Vincenzo D’Ippolito. Ai deklaroi se Pazienza do të mendojë për të ardhmen, vetëm pasi të përfundojë kampionati në Serie A dhe se nuk ka kurrfarë marrëveshjeje me Milanin.
“Pazienza? Nuk është absolutisht e vërtetë që ai ka një parakontratë me Milanin”, tha Vincenzo D’Ippolito”.
“Lojtari dëshiron ta përfundojë sezonin me Napolin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Friday, 22 April 2011 08:28