Mesfushori brazilian Paulinjo, ka treguar se është shumë pranë firmës me Totenhemin, pasi do të realizojë një ëndërr duke luajtur me klubin londinez. Duket se ai dhe klubi kanë gjetur akordin, ndërsa pritet të zyrtarizohet transferimi i tij nga Korinthians pas përfundimit të Kupës së Konfederatave.
“Është e rëndësishme për skuadrën dhe të gjithë tifozët që unë të përqendrohem vetëm të fitorja e Kupës së Konfederatave. Por pas përfundimit të turneut, shpresoj që të finalizoj sa më shpejt këtë marrëveshje”, tha 24 vjeçari.
“Të luash në Angli për një skuadër të madhe si Totenhem është një ëndërr. Ajo që respektoj më shumë nga ky klub është ambicia që ka shfaqur. Këtë vit kishte interesim nga klube të tjera si për trajnerin e tyre, ashtu edhe për lojtarin më të mirë që kanë, por u kanë bërë të qartë të gjithëve se ata nuk do të preken. Kjo është arsyeja pse nuk mund të refuzoja një ofertë prej tyre”, shpjegoi Paulinjo. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 June 2013 12:43