La Liga dhe Bundesliga janë elitat më të afërta të futbollit në Evropë, ka thënë Paul Breitner, ish-mesfushori gjerman i Real Madridit.
Ai ka folur për lidhjen midis La Ligas dhe Bundesligës dhe rreth transferimit të Sahinit në Madrid.
Breitner nuk ka asnjë dyshim se Shahin ka potencial të shkëlqejë në Madrid.
“Shahin do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në Evropë në sezonet e ardhshme”, tha ai.
“Bundesliga ka një lidhje të ngushtë me La Ligan. Ne kemi parë tashmë ardhjen e Mesut Ozilit dhe Sami Khediras në Real Madrid, dhe tani edhe dy lojtarë më shumë po vijnë në Madrid, Shahin dhe Altintop, dy lojtarë të shkëlqyer, që do të përshtaten mjaft mirë në klub”, tha ai.
Friday, 10 June 2011 15:08